Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Do të shkruaj për ato vende

Gjeorgjina Kapaj-Do të shkruaj për ato vende

Do këndoj për ato male
Ku shtëpinë ka perëndia.
Për ato lisat dhe shpate
Ku gëzon çdo vit rinia.


Do kaloj ditët e jetës.
Si ushtar në këmbë do rri.
Si në ditët e pranverës
Do pi ujin plot freski


Për atë ujin në gurrë
që rrjedhon si ujëvarë.
Dallandyshet vijnë me vrull
Kërkojnë strehë e kërkojnë majë.


Për lëndinat me blerim
Që një shpirt ma lartësojnë.
marrin vrull e frymëzim.
Zemrat shumë po gëzojnë.


Zogjtë ulur nëpër degë
Bëjnë koncert e cicërojnë
Në burime cep më cep
bukuria mbretëron.


Mbas një shiu që lehtë bie
Del ylberi tej në brinjë.
Lum kush rri mes bukurie
Lum kush gëzon freskinë.


Shkojnë sorkadhet tufa-tufa
bëjnë paradë e hedhin valle
Krenaria gjoksin mbushka
nëpër krahë pulëbardhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT