Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritNikolle Loka-Pesha e fjalës

Nikolle Loka-Pesha e fjalës

Jam, ekzistoj, marrë frymë, frymëzohem,
jam fjala që u këput,
ra dhe u vra,
përjetoj dhimbje në përditshmëri,
rrëzim deri në përmbysje,
vetëdije për t’u ngrit përsëri.


Jam fjala që flet para meje,
kur unë veç hesht në meditim,
dhe e ndjej peshën e rëndë të heshtjes,
pritshmërinë deri në zgjim,
hapin e lehtë të mëngjeseve,
gjurmën e rëndë të ditëve,
në rrjedhë,
në ikje,
në kthim.


Jam fjala që lind para kohe,
rëndesa,
pesha e reve të zeza,
shkrepëtimë,
përvuajtje,
çlirim.


Jam fjala në peshoren e kohës,
sa pesha e shpirtit tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT