Thursday, March 19, 2026
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-PENË E FJALËS SË ZHVESHUR

Elvira Zeneli-PENË E FJALËS SË ZHVESHUR

I dashur më mirë më pi me shpirt,
Buzët s’do ta marrin dot vesh
Prej epshit tim zemra s’të çohet peshë


Në mendime mos më vijëzo
Panelin e ndjenjave e shqetëson
Pa frymë ngjyrat mbesin.


Të lutem mos ma parafytyro në gjysmëerrësirë pikturën e puthjeve të mia
Dritën e kënaqësisë do ta shohësh vetëm me sytë e mi.


I dashur,
Jeto pak çaste pa mua
Ndaloje kohën si orē e prishur
Të rrjedhë vetëm për ty krua

,
E di që më njeh
Jam sfiduese….
Urdhër marr nga shikimi yt i mprehtë,
Mos më lakmo aq shumë në heshtje
Ti e di në botën e lirikës e bëj namin
Penën e fjalës e zhvesh nga shkronjat
Si serenatat e dashurisë
Në çast aty vdes trishtimi
E krisur, këmbëngulëse në të drejtën time
Falje kërkoj edhe kur gaboj se jam prej gjaku e prej mishi,
Mos ma merr si dobësi
Por si vlerë e njeriut!


Rrugët me hije ngado mbjellin fate njerëzish,
Vetēm dashuria le të rrugëtoj e kristaltë dhe e zjarrtë!
E të shkëlqej në zemrat tona si margaritar.
Andaj i dashur jeto pak çaste pa mua.
Të kuptosh mirëfilli se sa shumë të dua…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT