Luftoj…
me mendimet dhe iluzionet
e guximshme të së nesërmes.
Kjo
do të thotë se po luftoj me veten
Eshte një luftë pa fitues
dhe humbës pa pergamenë
dhe shpërblime.
Mendime fajtore
më sulmojnë duke tentuar tjetërsimin
Eshte një shoqëri cinike
që si respekton mendimet e mia.
Unë jetoj në një kasolle
të padëmtuar akoma!
Ndonëse gabimet
jane më tepër se fatale
duke më detyruar,
te marr portretin e turmës.
Çdo shekull jete,
zvogëlon vlerat e njeriut
duke ngatërruar cinizmin, me shpirtin e butë.
Jeta jonë
dalëngadal, po bëhet një thertore dashurish.
Gjer larg ndihet klithma e tyre!