Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi -ËNDRRËS NJË NATË MË ERDHE

Luan Sheshi -ËNDRRËS NJË NATË MË ERDHE

Endrrës një natë më erdhe,
fustan-bardha, lesh-lëshuar,
shakuj yjesh përreth derdhe,
Hënën shtigjesh…xhelozuar…

Errësira…honesh…dendur,
ndoshta frikë prej teje pati,
larg mëngjesi si i çmendur,
vezullimesh…gjuhët zgjati…

Heshtja zhytur në mëkate,
strukej hijesh pa bërë fjalë,
ti gjoks-pyjesh…malukate,
belin dredhje…porsi ngjalë…

Ëndrrës një natë më erdhe,
moj sy-kaltëra, ballë-ndritur,
shakuj yjesh përreth derdhe,
territ humbe…krejt papritur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT