BallinaVitrina e libritLinda Shaqiri-VJESHTË NË PERËNDIM

Linda Shaqiri-VJESHTË NË PERËNDIM

Po,
Edhe pak kohë ngeli nga vjeshta,
Nga flladi i saj i dashurisë,
Melankoli e një vere të kuqe,
Kur trokëllin gotat plot,
Kthehen kujtimet e ndryshkura,
Nga erozioni i kohës së heshtur,
Në vegimin e një gruaje,
Frymëzim.

Pak ngeli nga vjeshta,
Gjethet lamtumirën këndojnë,
Kohë tinëzare,
Ikjen e vodhe mbi vreshta,
Si një kalimtar,
Që vë në sirtar një copëz malli,
Të ngujuar me çelës djalli,
Nga vasha që kurrë s’e pa.

Pak ngeli nga vjeshta,
Vetëm një çast pranvere,
Një hap dallëndysheje,
Sa një frymëmarrje në përqafim,
Me shpejtësinë e dritës në perëndim!

Po,
Edhe pak ngeli nga vjeshta…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT