Si nuk munda që të bind,
Se të dua pa arsye.
Në njëmijë e një mendime,
Ti guxon e më ngre krye.
Sa inat më vjen me veten,
Me ty, akoma më shumë.
Që vazhdoj e të kërkoj,
E të lus punë e pa punë.
Dashuri të marrtë dreqi,
Që më hëngre për së gjalli.
Mallkoj ditën që të njoha
M’u verbofshin sytë e ballit.