Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-NJË NATË PA GJUMË

Petro L. Sota-NJË NATË PA GJUMË

Atë natë, s’më erdhi gjumi,
E prita kot, deri n’mëngjes,
Për çudi, mëndja më humbi
Për belhollën me sy të zesë.

Ishte dimër, një dimër tinzar,
Binte bora, s’kish t’mbaruar,
Eh, ky malli ç’më kish marrë,
Se më la, gjithë natën zgjuar.

Dhe vraponte si kalë azgan,
Nëpër furtunën si i tërbuar,
Dimëri i egër si një shtrigan,
Se tremb mallin fre lëshuar.

Era e marr, drurët i shkund,
Por, parreshtur bora i mbulon,
Ah, kjo natë, që s’paska fund,
Për syzesën mallin ma shton.

Dhe troku i mallit, merr arratinë,
Ndërsa mua, gjumi s’më vinte,
Por kjo natë, s’paska mbarim,
Ndërsa bora, me shllunga binte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT