Sa herë vjen Marsi ndiej drithërimë
Kujtoj vitet që ikën shumë rëndë…
Edhe ky muaj filloi me pandeminë
Që si duket s’do ikë,ka zënë vend..!
E dielli nga lart rrezet na i lëshon
Paralajmëron se po vie pranvera
Por diçka e hirtë zemrën trazon
Kjo stinë nuk është si ato tjera…!
Ende s’jemi të lirë të pushojmë
Me këto maska sikur na zihet fryma
Deri kur këtë Covit vallë të durojmë
Ende mes nesh nuk erdhi vaksina…!?
Jetojmë me frikë dhe me shumë kujdes
Ditët,javët,muajt ikin shumë ngadalë…
Dikush ndoshta mund edhe të vdes !?
Nga kjo pandemi,smundje e paparë…!