Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-NATË

Hyrije Jusufi-NATË

Në një orë të keqe kur djersë nga shpirti dilte
Rrotullohej tërthorazi këmbë e dorë
Kokën e shpërthejnë miliona mendime
Herë të nxehta përcëlluese e herë të ftohta borë

Plot dashuri ndjenja që bartin anembanë
Kjo zemër do të pëlcet një ditë tok me trishtimin
Hiç më larg se dryri që i kishte mbyllë të pathënat
Dhe në secilën pikë e ka nëpërkëmbur gëzimin

Kujt t’ia hapi këtë shpirt të sakatosur
Kur të doja sa e marrë u tregova
Skulpturë e harruar e vjeshtës që përsëritet
Dhe dimrit që nëpër të hidhurat kujtime shtegtova

“E dashur unë jam më i vogël se syri yt”
Mbrëmja skëterrë ma bëri shikimin
Me ëndrrën e pavërtetë të dashurisë
Unë puthi çdo natë në faqe dëshpërimin


Nga libri i parë “Kthinave të jetës“!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT