Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-LETRA E HEDHUR

Murtez Asllani-LETRA E HEDHUR

Duke ecur rrugës
një letër fluturonte
e mora ta lexoj
mendja gjithkah m’shkonte.

Ishte e lagur,
por lexohej mirë
shkruante për Shqipërinë
dhe Kosovën e lirë.

Flitej për Çamerinë
që duhet bashkuar,
por edhe Medvegjen
për mos ta harruar.

Më shpëtuan lotët
në atë ditë me shi,
kur kujtoja vuajtjet
e secilës shtëpi.

Atë letër të lagur
e ruaj për kujtim,
se paraqet vuajtjet
në atdheun tim.

Shkruan për njërëzimin
që janë në robëri,
kërkonte që ata
t’luftojnë për liri.

Flitej për Skënderbeun
dhe Ademin trim,
që I sollën atdheut
liri dhe shpëtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT