Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritBlerina Pellumbi -Heshtur

Blerina Pellumbi -Heshtur

Dhe unë do të ec e heshtur një ditë,
Me muzën mbyllur brënda shpirtit tim.
Do të pres të zgjohen nga gjumi hyjnitë,
Pastaj do zë të flas për dashuritë.

Nuk do dëgjoj as zhurmën e erës që fryn,
As zogjtë nëpër pemë kur kuvendojnë.
Pranverat me lule në zemër do i mbyll,
Me aromën e tyre një ditë larg do të shkoj.

Kjo botë duket e plakur, dimër më sjell,
Ngricën e ndjej në çdo hap që hedh,
Përpiqem te ec, por ndalem për dreq
Sa herë që në shpirt jeta shiun ma sjell…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT