Zekerija Idrizi: Fragment nga libri im “Letër Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Kur u afrova pranë varrit të Kryeheroit të Arbërisë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, sakaq më mbërthyen trupin mornica të shumta dhe mu rrënqeth kurmtë e lëkurës. Sikur isha në ëndërr dhe njëkohësisht në një realitet të prekshëm që e shqisoja mrekullisht. Fatamorganë! Gjergj Kastrioti Skënderbeu më mori për dore dhe më uli pranë në të djathtë.
Në imagjinatë m’u parafytyrua një peizazh marramendës. Fantazmagorikisht, m’u paraqitën përballë të gjithë gjigantët dhe gjigantet e kombit.
Që të gjithë më përshëndetën përzemërsisht. I përshëndeta dhe unë i mahnitur skajshëm nga kjo atmosferë impozante dhe plot magji.
Ata po bisedonin e kuvendonin me Kryezotin e Arbërisë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
Ky ishte një ambiginuitet, që tejkalonte kufijtë e kohës dhe hapësirës dhe kalonte në përjetësi. Zatën të gjithë heronjtë dhe të shenjtit e kombit janë gjallë, të pavdekshëm. Veprat e tyre madhore bëjnë dhe vazhdojnë të bëjnë akoma dritë deri në infinit ndër breza e shekuj në shqiptari.
Kur më pa Skënderbeu, u ngrit në këmbë, pushoi fjalimin, m’u afrua dhe më foli ëmbël:
– “Mirë se vjen arbëror i devotshëm! Je i mirëseardhur në logun e kuvendimit tonë! I dashur Zekerija, mos pusho kurrë të përdorish fjalorin dhe veçanërisht lapsin për të ndriçuar vlerat dhe personalitetet markante të kombit tonë! Ky është misioni yt sublim atdhetar ndaj kombit dhe Atdheut. Në këtë rrafsh vepro ditenatë, me plot energji dhe përkushtim të thellë! Në veçanti, të lutem, me penën tënde të artë shpartallo dhe dekonspiro planet djallëzore dhe armiqësore të qarqeve radikale e fundamentaliste të shqipfolësve anti-shqiptarë e tradhtarë të Mëmëdheut! Lufto bashk me të gjithë veprimtarët e kombit kundër të gjitha forcave armiqësore pushtuese!
– “Skënderbe, më duhet të të them sinqerisht, Zotin e kam dëshmitar, të dua shpirtërisht! Nuk ka laps në botë që mund ta përshkruaj këtë dashuri timen që kam ndaj imazhit hyjnor, burrërisë dhe hirësisë tënde!“
„I dashur Zekerija, unë po se po, të dua, por dhe Zoti, engjëjt, yjet, dielli, hëna e qiejt të duan, sepse ke një dashuri të virgjër dhe zemër të dëlirë, pavarësisht të metave dhe viktimizimit tënd mëkator ballë tundimeve të djallit … Por, po më bën një fije merak kur herë-herë të shoh të zymtë, të vrënjtur në fytyrë dhe të merakosur. Më trego, lum vëllai, çfarë të mundon?“
„Ah, vëlla! Disa njerëz të pavirtytshëm, shqipfolës tradhtarë në të gjallë të kanë pas damkosur, e në të gjallë e në të vdekur edhe në gijotinë e ferr të kanë shpënë! E, ky fakt i hidhur më bën të çmendem nga dëshpërimi! Kanë dalë në skenë shumë palo-historianë të tipit të Olsi Jazegjiut turko-osmano-fil, të cilët po vjellin vrerë kundër teje dhe po përbaltin historinë tënde heroike e legjendare”.
„Im vëlla, mos u merakos fare për këtë, pasi që në këtë botë të joidealtë të pavirtytshmit i kanë damkosur, persekutuar, syrgjynosur e vrarë shumicën e profetëve, shenjtorëve e shenjtoreve, patriotëve dhe idealistëve… Ju bënë atentat bijve më të lavdishëm të kombit si: Imer ef. Prizrenit, Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Bajram Currit, Azem Betës dhe kend jo tjetër!
Dhe, mos harro kurrë, paradoksalisht është ky një ligj dialektik që rrëfen për faktin e hidhur, të dëshmuar katërcipërisht në histori: idealistët o janë nën dhe, të mbytur në kushte e rrethana mizore, o, në janë gjallë, janë të persekutuar, të burgosur, të sakatuar e të syrgjynosur, si dhe jetojnë kryesisht në kushte mizerable ekonomike e psiko-mentale, tamam po sikur të jenë “kufoma të gjalla”…”
„Po vëlla Skënderbe! A nuk është ky një nga krimet më të rënda në këtë planet??!!!”
„Po vëlla, mjerisht! Por, mos ki dert, se nuk shuhet, jo, kurrë Drita e Perëndisë e as zhbëhet dashuria e prushtë ndaj kombit dhe Atdheut, derisa të frymojnë e veprojnë dishepujt e dritës dhe atfhetarët e flaktë e të devotshëm në këtë botë. Ke parasysh, kjo dritë dhe kjo dashuri e prushtë me hirësinë e Perëndisë do të verbojë prore ithtarët e errësirës, të tradhtisë e të djallit.
„Vëlla Skënderbe, seç më rrëmben një duf zemërak t’i shqelmoj e t’ua fus shpullë mullaqeve gjithë atyre judo-iskariotëve të sotëm tradhtarë, që t’mos shtohet më kurrë fara e tyre kobndjellëse në tokë! Heu, Zoti i mallkoftë ata!“
„Jo vëlla i imi, të lutem mos mallko! Mallkimi nuk është virtyt i të devotshmëve e shenjtorëve. Neve duhet të na karakterizojnë virtytet më të larta të moralit njerëzor dhe arbëror: mëshira, urata, përdëllesa e bekimet“
„Çfarë të bëj pra, më këshillo vëlla!“
„Zekerija, përgjithmonë vëji në shërbim fjalën dhe penën e urtësisë e të dashurisë!“
„Skënderbe, po ato, domosdo, por, herë-herë, do të vë në shërbim dhe shpatën tënde kundrejt gjithë judo-iskariotëve, hamza-kastriotëve, moisi-golemëve e haxhi-qamilëve maskarenjë e tradhtarë, të cilët po përbaltin si mos më keq çdo vlerë tonën kombëtare dhe shpirtërore dhe po komprometojnë figurat më emblematike të kombit e atdheut tonë!“
„Jo, vëlla! Përfundimisht, në çdo kohë e rrethanë do t’i vësh në përdorim trurin, uratën e shpirtit dhe lapsin dituror, kurrsesi, në asnjë rast, shpatën time!“
„Ah, mor Skënderbe, çfarë të bëj unë i shkreti që më vie të pëlcas nga inati e mëria teksa shoh kombet tjera, veçanërisht fqinjtë tanë sllavë që personalitet e tyre i marrin edhe nga balta, i ngrenë dhe i shndërrojnë në mite, legjenda e figura historike, ndërkohë që ne kemi përplot të tillë, por nuk ua dimë vlerat dhe, akoma më keq, i përbaltim , i damkosim dhe i komprometojmë në mënyrat më groteske!“
„Fakt që kjo është tragjike, por, mos u merakos shumë, se kombi ynë i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar ka pas, ka dhe do të ketë ndër breza e shekuj dhe shumë burra e gra të fisme që do të jenë pararojë e fuqishme në ruajtjen , mbrojtjen dhe vlerësimin meritor të çdo vlere e figure markante kombëtare. Përndryshe, nuk do të na mbante toka dhe, ehuuu, moti do të na zhbënte apokalipsi (kjameti).“
„U shtoftë kjo farë fatndjellëse për Atdheun, i dashur Gjergj Kastrioti Skënderbeu!”
„Amen! U shtoftë për jetë e mot, im vëlla! Por dua të të porosis dhe diçka me vlerë mjaft domethënëse: Ndiq me zell e parimësi rrugën hyjnore! Dhe, mos harro, duke qenë se je profesionalisht teolog, ndiq me përpikmëri rrugën atdhetare të viganëve të kombit: Hoxhë Hasan Tahsinit, Mufti Vehbi Dibrës, Haxhi Zekës, Imer ef. Prizrenit, Hafiz Ali Korçës, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hoxhë Said Najdenit, Hoxhë Kadri Prishtinës, Mulla Idriz Gjilanit etj.!
Për fund, të lutem, mblidhi të gjitha kokat intelektuale dhe atdhedashëse arbërore dhe punoni bashkërisht dhe parreshtur deri në ribashkimin e gjitha trojeve tona shqiptare nën ombrellën e Shqipërisë Etnike – Natyrale!
– “Komandant, të siguroj që do të punojmë e luftojmë në këtë ideal mbarëkombëtar deri në pikën e fundit të gjakut! Jemi të përbetuar në këtë besë dhe ideal madhor kombëtar”.
” i dashur Zekerija, ngjeshni mirë radhët dhe njësitet ushtarake dhe pastroni ato nga hipokritët, tradhtarët dhe dezerterët! Dhe hapni sytë mirë dhe veproni në kohë dhe me urgjencë kundër agjenturave sllavo-file dhe kundër agjenturave serbo-ruse dhe turko-arabo-aziatike, që kanë depërtuar në trojet tona dhe në mërgatë dhe po përdhosin e përbaltin simbolet dhe personalitetet tona historike kombëtare, si dhe po mëtojnë të zhbëjnë kombin dhe shtetet tona kombëtare!
– „Skënderbe i dashur, do të punojmë me kujdesin dhe vigjilencën më të lartë në atë drejtim! Por, pashë atë Perëndi, vazhdo të lutesh për fatin tim, për fatet e kombit e të atdheut tonë, si dhe për paqen në glob!
Më vie të pëlcas nga mllefi kur dëgjoj krrokamat e disa hoxhallarëve maskarenj tek denigrojnë ngjarjet, simbolet dhe personalitetet tona historike kombëtare. Për më keq akoma ata ty të quajnë me emrat më pezhorativë “kryeqafir” (të pafe), “kaur”, “latin” etj. Shto këtu edhe shumë predikime të tyre (predikime u thënçin!) paradoksale, që nuk përkojnë me logjikën dhe me kulturën e traditat tona kombëtare.
– I dashur Zekerija, akoma më e rrezikshme për kombin dhe atdheun është lëvizja neo-otomaniste. Kjo lëvizje synon rikthimin e sundimit pesëshekullor në Gadishullin Ilirik. Ata me ngulmë kërkojnë rishikimin dhe rishkrimin e historisë sonë shqiptare gjatë sundimit pesëqind vjeçarë të kësaj Perandorie!
– Po, saktë i dashur Skënderbe! Sundimi pesëqind vjeçarë i otomanizmit ka lënë mjerisht gjurmë të thella në kulturën dhe botëvështrimet e shumë shqipfolësve. Shumë prej tyre me dekada janë deklaruar si “turqë elhamdulilah” në regjistrimet e popullsisë në Iliricum dhe kanë mohuar dhe urrejtur identitetin e tyre kombëtar.
“Zekerija, i dashur, nuk e shoh të rrugës që nëpër qytet dhe fshatrat tona shqiptarët myslimanë ndërtojnë edhe nga tre tempuj fetarë, me arkitekturë mjaftë moderne, duke investuar edhe me miliona euro në themelimin dhe riparimin e tyre. Ndërkohë që ne si komb kemi nevojë për shkolla, universitete, çerdhe fëmijësh, biblioteka, kopshte të bukura, teatro, fabrika, ushtri të armatosur mirë etj. Nga ana tjetër, një pjesë bukur e madhe e popullit tonë gjenden në zgripc të ekzistencës dhe kemi plot varfanjakë, jetimë dhe familje të dëshmorëve të kombit, të cilët kanë shumë nevojë për t’i ndihmuar …
– “Po, Skënderbe. Mjerisht pjesa dërrmuese e popullatës sonë është e paarsimuar dhe ka vetëdije dhe ndërgjegje të ultë kombëtare, ndërkohë që vetëdija fetare është në kulm. Por, gabimin tjetër fatal gjatë historisë e bëmë kur me islamizimin tonë masovik kishat, manastiret dhe katedralet tona katolike e ortodokse ua falëm serbëve, malazezëve, maqedonasve dhe grekëve. E, ata, shih tragjedinë, ndërtuan edhe qindra tempuj të tjerë dhe kisha sveti-saviane në Iliricum dhe nga to krijuan mitin e rrejshëm se Kosova si djep i shqiptarizmit është “tokë e shenjtë serbe”, “Jerusalem serb”, si dhe e shpallën veten e tyre “popuj hyjnorë”. Shih tragjedinë, Kishat Ortodokse Sllave bashk me akademikët e tyre i thurën megalo-idetë dhe projektet e tyre fashistoide, gjenocidale e shfarosëse dhe i kanë bekuar të gjitha masakrat dhe aktet gjenocidale, urbicidale dhe kulturocidale mbi neve shqiptarëve dhe mbi truallin e atdheun tonë etj.”.
– “I dashur Zekerija, kishat, manastiret dhe katedralet e krishtera është dashur t’i ruani po sikur sytë e ballit, sepse në to shqiptarët e krishterë janë lutur ndër shekuj e breza në gjuhën shqipe dhe nga ato kanë dalë priftër, meshtarë e famullitarë patriotë të flaktë, të cilët i krijuan veprat e tyre monumentale kombëtare dhe i shërbyen me dinjitet të lartë kombit dhe Atdheut”.
Unë: Diplomacinë dhe politikën tonë i kemi orientuar në rrugëtimin drejt shtet-ndërtimit të Kosovës dhe Shqipërisë Natyrale, si dhe drejt orientimit të shëndoshë kombëtar dhe euro-atlantik perëndimor të kombit tonë iliro-dardano-arbëror do ta kemi përkrahjen dhe ndihmesën e pamasë të shumicës dërrmuese të atdhetarëve shqiptarë.
Ky rrugëtim kërkon punë, aktivitete dhe përkushtim të lartë. E këto virtyte patriotike i ka pa dilemë shumica jonë arbërore.
Në këtë rrafsh ne bashkë me atdhetarët e tjerë shqiptarë në atdhe dhe në mërgatë, do të bashkëveprojmë ngushtë dhe me zemër në luftë kundër forcave mercenare, të cilët po i bëjnë argatinë djallit dhe shërbimeve anti-shqiptare!
Pseudo-vlerat anti-shqiptare dhe fundamentaliste ne do t’i luftojmë bashkërisht pa kompromis dhe pa pardon, sepse islami politik, rigjid dhe fundamentalist është kancer vdekjeprurës në organizmin e Arbërisë. E këtë kancer ne duhet detyrimisht ta imputojmë.
Kjo detyrë është sa prioritare aq edhe emergjente dhe akute për rrethanat në të cilat gjendemi ne sot. Veprimi aktiv në këtë rrugëtim sublim është KRYEIDEAL i yni më i lartë kombëtar. Kjo, njëkohësisht, është edhe detyrë madhore kombëtare e shteteve tona shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë dhe pjesëve të tjera iliro-dardano-arbërore në Gadishullin Ilirik”.
– “I dashur Zekerija, ju uroj punë të mbarë dhe suksese të shumta në këtë rrugëtim dhe ideal sa sublim aq edhe të shenjtë kombëtar! Zoti ju bekoftë!”
Zekerija, jini syçelë dhe të vëmendshëm karshi tyre dhe ndërmerrni të gjitha masat preventive për parandalimin e tyre sa nuk është bërë vonë! Madje-madje, ishte sa fatale aq edhe tragjike pjesëmarrja e mbi njëmijë luftëtarëve shqipfolës në cilësinë e muxhahedinëve në luftërat e Lindjes!
Unë: Saktë, Kryehero! Dhe, shih ironinë, për këto fenomene fundamentaliste nuk kanë reaguar e as reagojnë fare pushtet sllavo-shkinore, sepse ato çojnë ujë në mullirin e tyre, duke çarë kokën kështu shqiptarët me dokrra, gjepura e cikërrima mesjetare fetare. Përfundimisht, fundamentalizmi teokratik margjinalizon totalisht kombëtaren dhe vë në fokus imperializmin religjioz për dominancë në Gadishullin Ilirik. Por, këtë tentativë obskurantiste nuk do ta lejojë Lëvizja Gjithëkombëtare Shqiptare.
Skënderbeu:- I dashur Zekerija, të falim pra sa më shumë dashuri dhe le të përçojmë paqen ndër njerëz në botë!
– I dashur Skënderbe, pash Perëndinë lutu për ardhmërinë tonë sa më të lumtur e progresive! Lutu për fatet e kombit e të atdheut tonë iliro-dardano-arbëror!
– „Vëlla i dashur, do të lutem me shumë shpirt! Lutu dhe ti, të bekofte i Madhi Zot ty, kombin tonë dhe mbarë njerëzimin në botë, pa dallim krahine, etnie, race e feje! Por, për ato deklaratat anti-shqiptare të disa hoxhallarëve tradhtarë mos u merakos fare, sepse nuk shuhet dot prushi i shqiptarizmës te atdhetarët dhe patriotët e flaktë të Shqipërisë Etnike-Natyrale”.
„Ashtu u bëftë, vëlla i dashur! Amin!
“Amen, im vëlla!
Pas kësaj bisede të paprecedentë, u dridhën toka dhe qiejt, ndërkohë që yjet me qindra zogjë, bilbila e shqiponja hidhnin vallen e shotës në kor në mënyrë të magjiktë, duke përshëndetur dy bijtë atdhedashës të Arbërisë … Njëkohësisht, një zë buçitës dhe i furishëm përplasi për tokë hipokritët dhe tradhtarët anti-shqiptarë. Ata i përpiu dheu… Sakaq mbretëroi heshtja. Nuk pipëtinte asgjësend në këtë heshtje varri…. Ndërkaq, unë dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dolëm triumfatorë …
Në fund ne dyt brohoritëm zëshëm:
RROFTË SHQIPTARIA DHE SHQIPËRIA ETNIKE-NATYRALE!