Shpirti im është metaforë,
Dhe i’a vesh çdo poezie
Zemrën ju ka dhënë në dorë,
Vargje me frymë dashurie .
Më tund lirika si djep
Këndohet një këngë në gjak,
Zog që erërave s’u step…
Asnjëherë s’ra në batak .
.
Shpirtin tim verë në qilar,
Pijeni me fund t’ju deh ,
Në gjergjef ,gjergjef me ar,
Qendis e qendis kur shpreh.
Nuk njeh as kufijtë as ligjet,
Është minierë poezie,
Ajsbergut të akullt … shtigjet…
I tregoi gjoksin,kryet.
Burimi që vjen nga krojet,
Derdhet si kristal tek pena,
Si kala ndërtoi hojet,
Hoje zemre me bedena.
Shpirti im sqep dallëndyshe,
Mblodhi ëndrrat fije -fije
Krijoi një stil më ndryshe,
Me folez qiell lirije.
Shpirti im rilindë nga mua
Pikturon si vetë natyra,
Në telajo hedh një grua
Muza që sheh tek pasqyra.
Shpirti im të kanë zili
Muza jote kurrë s’u shterp
T’a di pra kush nuk e di
Këngë ke thurur që në djep.