Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSherife Allko-.Dua,hisen t'ime të kësaj bote .

Sherife Allko-.Dua,hisen t’ime të kësaj bote .

Era e ngrohtē mē fërshëllehu në vesh .
Më foli ,më tregoi rrugën e hises t’ime .
Gjethet e vjeshtēs,më shtruan rrugën
e baltosur,që këmba ime të mos zhyhej .

Hisen time,ia kërkova diellit,të ngrohem.
Gjithashtu hënës,të mē ndriçojē, rrugën netëve të errëta .

Do u kërkoj yjeve margaritarë,
të vallzojnë bashkë me mua,
Kur unē të jem,në pikun e lumturisē .

Besoj,nuk kërkoj mē shumē se ç’duhet .
Dua vetëm hisen time të kësaj bote .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT