Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-JAM VETË STUHIA

Fatime Kalimashi-JAM VETË STUHIA

Nuk jam vetëm fjalë në erë
Jam zë që ngrihet pa kurrfarë frikë
Nëse bota më vë në provë
Unë ec me shpirt e me etikë

Kam rrënjë thellë jam fortësi
Me sy të kthjellët shoh çdo rrezik
Jam jo vetëm grua,jam energji
Një fuqi që s’e përkul, as shtrëngatë as britmë

Të gjitha sfidat i pres si mike
Se çdo plagë ma ka rritur kurajën
E nëse bien të tjerët nga një fjalë
Unë ngrihem nga heshtja,nga zemra, nga maja

S’më ndal as ligësia, as fjalët bosh
Sepse forca ime s’është për reklamë
Unë jam vetvetja, nuk luaj rolin
Jam ajo që përballon edhe flakën edhe dramën!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT