Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-Dibër tokē që s.falet!!

Miranda Troci Derti-Dibër tokē që s.falet!!

O dhe i paprekur zemra e shqipëtarëve .
O tempul shenjtëri tokë që s.falesh..
Emër i lartësuar që shkruajte historinë e kombit..
Shqiptarisë i vure emër o flakë baroti…

Sa fort ta shtrënguan lakun padrejtësia..
Shkëmb në gjoks të arbërisë flet vetë historia..
Zgjohi or të mjerë copa mos të të hahet..
Kjo tokë asht e jona e kurrë nuk falet.
..
Ngrihu i përgjumur për truall e vatan..
Qitja sytë qyrykut për pëllambë të vet..
Vdis për këtë dhe tokë me dhanë s.kam.
Hiqja lakun fytit se shpirti po dhemb..

Jo or jo s.ulet Dibra e Nantë Malet..
Dibra ka të zot e tokë që s.falet..
Zgjohu sot vëlla me farë e filiz..
Dibra jo nuk falet mbroje ose vdis..

Hak ta kemi vdekjen ty Dibër moj..
E në gojë të qyrykëve kurrë mos të lëshojmë..
Mbroje ose vdis haje barutin me dhambë..
Dibrani nuk shahet nuk vihet nën kambē!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT