Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja --THELLË NËN LËKURË-

Armenida Qyqja –THELLË NËN LËKURË-

Me mendimet lëshur mbi jastëk tani,
Imagjinon ti ndoshta hapat e mia,
Zhurmën e takave mbi asfalte malli,
Të butën ecje në dhomë, majë gishtave…

Asgjë s’të them, veç të lëshohem,
Me ajrin tënd tashmë bërë një,
Mbi buzën tënde drithërohem,
Pëshpërimë që vjen e shkon pa zë…

Asgjë s’të them i dashur, asgjë,
Se fjala shpesh herë magjinë e vret,
Sytë e përgjumur t’i puth pa u ndjerë,
Në ëndrra të futem, thellë nën lëkurë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT