Monday, June 9, 2025
BallinaVitrina e libritErmira Bezati-Dy brigje lidhur nga një urë!!

Ermira Bezati-Dy brigje lidhur nga një urë!!

Po më thërret dikush, ja atje tej,
Atje përtej perëndimit të largët,
Kërkon mendimet t’mi rrëmbej,
Kërkon ai të m’i fashoj plagët.

A thua se jenë thjesht një gërvishtje!
Me një të përqafuar të më shërohen!
Si mund të shërohet zemra në pritje!
Kur dashuritë pa u ndjeri largohen.

Tani nëpër mëndje nis të kërkojë,
Dhe në fletore filloi të shkruajë,
Nga ku të kam futur bëj të të zgjoj
T’më dalësh përballë t’mos jesh më i huaj.

Po më thërret dikush, ja atje tej.
Kërkon nga unë një puthje të fundit,
Dije edhe e vdekur prapë do të gjejë,
I’a vlen gjithçka për t’gjithë mundin.

Sado i largët të jesh përtej në perëndim,
Dhe agimet mëngjesore si takon kurrë,
Shpirti yt është i lidhur me shpirtin tim,
Dy brigje prej sëlargu lidhur nga një urë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT