Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMexhid Havolli -NJË VAJZË NË URË

Mexhid Havolli -NJË VAJZË NË URË

Një vajzë në urë
Nën qiellin e vrenjtur
Këmishës së leckosur të fatit
I flet për kiminë e pritjes.

Nga njëra anë i ecin mendime
Që dalin nga hija e vet
Mes zhurmave që mashtrojnë.

Lexon një pllakë përkujtimi
Mbi vdekjen aksidentale të poetit
Që u erdhi në majë të hundës
Për një dashuri të humbur.

Një vajzë në urë
Edhe një natë ëndrrës ia shton
Lum i etur me habi shikon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT