Luftëtari shqiptar në kontratë me UFC, Denis Buzukja ishte pjesë e eventit Fight Night që u zhvillua në Beograd në datën 1 Gusht të këtij viti.
Paraqitja e tij në kryeqytetin serb ishte kryefjala e mediave që mbulojnë sportin e arteve marciale të përziera, pasi tensioni ishte evident qysh nga matjet zyrtare e deri tek ndeshja, të cilën ai e humbi me dorëzim ndaj austriakut, Bogdan Grad.
Gjithsesi së fundmi, njëri prej miqëve të Buzukjës në UFC dhe njëkohësisht ish kampioni i botës, Aljamain Sterling ka zbuluar se ky udhëtim në Beograd ka qenë shumë i pazakontë, duke theksuar madje se, sipas tij, shqiptarët dhe serbët urrehen mes tyre më shumë se izraelitët dhe palestinasit.
Këto prononcime Sterling i bëri në podcastin e njohur të Joe Rogan, aty ku shtoi: “Serbët afroheshin tek unë dhe miqtë e mi shqiptarë dhe thonin “Kosova është Serbi” dhe shprehje të tjera që nënkuptojnë vritni shqiptarët”.
Sterling poashtu foli edhe rreth një kërcimi që ai me ekipin e trajnervë të Buzukjës morën midis Beogradit.
“Një tjetër serb erdhi tek shokët e mi dhe tha se nëse nuk largoheni brenda 10 minutave do e shpërthej vendin. Fillimisht menduam se ai kishte armë me vete, por pastaj e kuptuam që mbante në dorë një granadë” – shtoi Sterling./Klankosova.tv
