Atij muzgu akoma me duvak,
Me detin në gji, valëve të buta,
Notonte si vetë moti pa re
Me hënë e diellin në duar.
Vala bregut linte një diagram
Për udhën në darkën e gabuar,
Ku forca e tërbimit
Të stuhisë së asaj nate,
E plaku sa për njëqind vjet,
Që sapo kishte degostuar jetën,
Çau mëngjeset që do gdhinte
Dimrit të madh
Të kohës së ngrirë akullnajash,
Që dhemb njëjtë si asaj dite sa Himalaja.
Me një Dri prej drite,
Që i buronte përbrenda,
U rilind nga rrënojat e shpirtit të vet,
Me sytë gjithmonë në zemrat që i patën rënë
Krahëve të shënjtë e qerpiklagur
Sfidon kujtimin që vret,
Me dashurinë prore,
Gjithnjë pranë detit verë dhe dimër,
E heshtur, e thellë, e vërtetë,
Ende gjallë, duke përkundur ëndrrat.
