S’MUNDA T’I NGJAJ KËSAJ KOHE
S,m’unda t’i ngjaj kësaj kohe,kurrsesi,
Me shumë fytyrë,s’munda të bëhem dot.
Është një kohë dinake-s’është për njeri…
Kundër rrënjës-s’mund të luaj foks-trot.
S’munda t’i ngjaj kësaj kohe paçavurë,
Të them:”Një plus një bëjnë tre”?
Skiles “Tungjatjeta!”-s’i thashë kurrë…
“O grindu me veten-o eja me ne!”
S’munda t’i ngjaj së shtrembrës,
Rrejshëm të jem me të gjithë “mirë”,
Nuk ka fytyra ime maskë…
Dhe nuk lëpihem dot si rrëshirë.