BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-SËRISHT DO TË KTHEHEM

Luan Sheshi-SËRISHT DO TË KTHEHEM

Sërisht do të kthehem,
lart-shaluar mbi kalit tim,
fare-hiç s’do të rrëfehem,
mes rrëpirash…në hepim…

Do të ulem qetë breg-lumi,
zallë-zhuriturin do ta shkel,
dhe kur të më qaset gjumi,
rob i brengës…s’do të ngel…

Shpej një ditë…do kalëroj,
visesh heshtura…atërore,
prag më prag…do të kaloj,
gjurmësh-etura…fëminore…

Sërisht do të kthehem,
mes trok-ikjes sharlatane,
fare-hiç s’do t’i rrëfehem,
kësaj Bote…gjys-mjerane…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT