Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku -JANË DISA NJERËZ!!!

Bukurie Binjaku -JANË DISA NJERËZ!!!

Janë disa njerëz, që të lëndojnë
Mbi pafajësinë tënde, kërcejnë
Fjalë pa lidhje, ligësisë notojnë
Vrasin shpirtra! E keq u bëjnë.

Hiqen si gjela, sikur janë pronarë
Soj fundërinash, si llum i llumosur
Në hallin tënd, gjuajnë si gjuetarë
Sa ziliqarë, shpirtra të djallosur.

Ti u bën rrugë, duron e i duron
Por kur të lëndojnë, kaq rëndë
Zemra të dridhet, i keq emocion
Zë i kthen përgjigje, me të drejtë.

Por ku njohin të drejtë, të ligët
Të loton shpirti, pse more përse?!
Nuk kanë faj, se s’e njohin dritën
Shpirt i bukur, s’mbetet në terr.

Kur bie shi i dendur, bubullin qielli
Janë lotë plagësh, shpirtra mirësie
Dielli zemër-ngrohtë, ndrit ylberin
Shtatëmijë ngjyra, paqe në hapsirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT