Friday, April 10, 2026
BallinaSportKosova-Suedia, formacionet zyrtare

Kosova-Suedia, formacionet zyrtare

Jo më shumë së një orë ka mbetur deri te fillimi i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë.

Dardanët dhe suedezët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova, në duel me suedezët, vjen pas humbjes në udhëtim ndaj Zvicrës (4-0).

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Futbollistët e kombëtares sonë, do të kenë përkrahjen maksimale të tifozëve tonë pasi që janë shitur të gjitha biletat.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni, Zabërgja, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi, Rrahmani.

Suedia: Olsen, Gudmundsson, Hien, Ekdal, Svensson, Saletros, Ayari, Hugo Larsson, Bernhardsson, Gyokeres, Elanga.

Ndeshja Kosova-Suedia starton në orën 20:45./rtk/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT