Tuesday, October 14, 2025
BallinaSportDardan Cena, kampion ballkanik fiton medaljen e artë

Dardan Cena, kampion ballkanik fiton medaljen e artë

Xhudisti i talentuar kosovar, Dardan Cena, ka shkëlqyer sot në Kampionatin Ballkanik për seniorë, duke u shpallur kampion dhe duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë.

Pas këtij triumfi, ka reaguar edhe babai i tij, Anton Cena, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar përkushtimin dhe punën e djalit të tij, duke falënderuar njëkohësisht edhe trajnerin e mirënjohur Driton Kuka dhe kampionen olimpike Majlinda Kelmendi.

“Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të tij, por edhe i punës së palodhshme pas tij. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Driton Kuka, arkitekt i shumë kampionëve shqiptarë, si dhe për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të çmuar si mentore dhe frymëzim për Dardanin”, ka shkruar Anton Cena.

Kampionati Ballkanik është zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, duke sjellë emocione të veçanta për sportdashësit dhe duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e xhudos kosovare në skenën ndërkombëtare./Front online/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT