Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeSuspendohet mjeku nga Lipjani: Gënjeu pacientin se EKG është jashtë funksionit

Suspendohet mjeku nga Lipjani: Gënjeu pacientin se EKG është jashtë funksionit

Është suspenduar mjeku që i tha pacientit se testimet për EKG nuk ishin duke funksionuar, duke e gënjyer pacientin e shtyer në moshë.


Suspendimin e tij e kanë bërë të ditur nga Komuna e Lipjanit, ku Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm në QKMF-në në Lipjan.

“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit. Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT