Rrezet ikin, por lënë mbi mua një shkëlqim që ndriçon shpirtin.
Nuancat e dashurisë zhyten thellë, duke ushqyer brishtësinë time,
dhe aroma e mbrëmjes më fton ta përqafoj qetësinë.
Yjet më shoqërojnë si miq të përjetshëm,
dëshmitarë të heshtur të udhëtimit tim,
ku koha ecën, por kujtimet mbeten.
Jeta, lozonjare e papërmbajtshme,
vjen si sfidë për zemrën e njeriut
herë e ashpër, herë e butë si mendafsh.
Mes saj rritet lojaliteti,
si një premtim që pret agimin,
ku mëngjesi sjell gjithmonë një fillim të ri.
Dhe kur shpirti im të lodhet nga rruga,
zemra ime do gjejë strehë tek ti.
Se çdo mbrëmje më kujton se dashuria,
është drita që s’perëndon kurrë në sy.