BallinaNgjyra jeteNjihuni me Eldon Bela,djaloshin nga Hani Elezit,i cili po shkëlqen me pamjen...

Njihuni me Eldon Bela,djaloshin nga Hani Elezit,i cili po shkëlqen me pamjen dhe stilin e tij brilant në ditën e maturës

Edhe pse ende i ri në moshë,Eldoni është një shembull i vërtet për shumë të rinj.Sot ai feston mbrëmjen e maturës,një moment i veçantë që simbolizon përfundimin e shkollës së mesme dhe nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tij.

Duhet theksuar se Eldoni ka qenë gjithmonë një nxënës shembullor,i respektueshëm dhe i sjellshëm me shokët e shoqet e klasës dhe me gjithë nxënësit në përgjithësi.Përkushtimi i tij nuk është vërejtur vetëm në shkollë,por edhe në jetën e përditshme.Ai asnjëherë nuk është ndalur së punuari,duke u bërë një mbështetje e madhe për familjen e tij.

Për Eldonin mund të thuhet vetëm fjalë të mira,një djalosh simpatik,i shoqërueshëm,me edukatë,energji pozitive dhe gjithmonë gazmor.

I urojmë nga zemra që në jetën e tij ta përcjellin gjithmonë suksesi,shëndeti dhe lumturia.
Urojmë që ai të vazhdojë të ecë përpara me të njejtin vullnet,pozitivitet dhe mirësjellje,sepse vendi ynë ka nevojë për të rinj si Eldoni.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT