Një nga të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Bullgari ku gjetën vdekjen 45 persona ka rrëfyer momentin tragjik.
Ai ka thene, në momentin e aksidentit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
“Unë dhe shtatë pasagjerë tjerë kemi mundur të ikim nga autobusi i aksidentuar ndërsa tjerët nuk mundën të iknin”, ka thënë ai, gjatë një bisede që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev.
Shkaku i përplasjes dhe aksidentit është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.
Një zyrtar nga spitali në Sofje ka treguar se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi.
Web : T.Maçedonia