Kylie Jenner dhe Travis Scot janë bërë prindër për herë të dytë dhe kësaj here janë bërë prindër të një djali.
Miliarderja më e re në botë, thuhet se të shtunën solli në jetë fëmijën e dytë, dhe këtë e ka konfirmuar vet ajo me anë të një postimi në rrjetin social në Instagram, duke mos dhënë detaje tjera.
Krahas fotografisë bardhë dhe zi, ajo shtoi një zemër ngjyrë të kaltër dhe datën 2/2/22.
Kim Kardashian ishte ajo që e uroi në këtë lajm të mirë për çiftin.
“Urime për Travis, Kylie dhe Stormie”, shkroi ajo

Ndryshe, Kylie Jenner kohëve të fundit u shpall si me e ndjekura në rrjetin social Instagram me 309 milionë ndjekës në total./