Suedia një kundërshtar që luan futboll shumë direkt, kanë shumë kualitet në sulm me emra si Isak, Gyokeres por edhe Elanga. Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje e vështirë, një ndeshje me presion shumë të lartë, por pavarësisht presionit që kanë e dimë se do të jetë vështirë për ne”.
“Është ekip që bën presion të lartë dhe ngjitët shumë lartë në fushë, prandaj duhet të luajmë shumë ngushtë në fazën defansive. Kjo ishte çelësi i suksesit në lojën e kaluar, ku fituam përmes një mbrojtje shumë të kujdesshme dhe më pas krijuam kundërsulme. Kështu duhet të luajmë edhe nesër, por duhet të provojmë të bëjmë presion dhe të shtojmë intensitetin në fazën sulmuese”.
“Jemi në një grup ku të tre skuadrat po luftojnë për vendin e dytë sepse është një grup shumë i fortë dhe të gjithë kanë gjasa. Sa i përket mungesave fatkeqësisht kemi shtesë si Rexhbecaj (i lënduar) dhe Aliti (shkaku i kartonit), por kemi futbollistë me kualitet që mund t’i zëvendësojmë dhe duhet të shkojmë përpara”.
“Stili i lojës është i qartë, futboll agresiv dhe i drejtpërdrejt. Kërkojnë të vijnë te goli përmes dy sulmuesve të tyre, e njëjta pyetje është se kush do të jetë në sulm. Në përgjithësi mbesin skuadër shumë e fortë dhe konsistente. Kam parë ndeshjet e fundit dhe gjithnjë kanë kërkuar të luajnë kështu, prandaj pres që të luajnë sërish”.