Monday, October 13, 2025
BallinaKulturëSUKSES I JASHTËZAKONSHËM I EVENTIT CERTAMEN IUSTITIAE: EMOCIONE, KULTURË DHE TË RINJ...

SUKSES I JASHTËZAKONSHËM I EVENTIT CERTAMEN IUSTITIAE: EMOCIONE, KULTURË DHE TË RINJ PROTAGONISTË TË SË SË ARDHMES

Nga: Regina Resta

Më 8 tetor 2025, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, në sallën prestigjioze ISMA të Senatit të Republikës (Piazza Capranica 72, Romë), u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Certamen Verbum Justitiae, event dedikuar ekselencës në fushën e drejtësisë, kulturës dhe formimit, manifestim që çdo vit do të festojë vlerën e kulturës, drejtësisë dhe mendimit kritik si themele të bashkëjetesës civile dhe formimit njerëzor. Eventi, i cili pati pjesëmarrje të gjerë nga përfaqësues të institucioneve, ofroi momente me intensitet dhe reflektim të jashtëzakonshëm.

Veçanërisht emocionuese ishin ndërhyrjet e të vlerësuarve, të cilët arritën të transmetojnë me thellësi kuptimin e angazhimit kulturor dhe qytetar që frymëzon Certamen.
Fjalët e tyre, plot vetëdije ndjeshmëri dhe pasion, i dhanë gjallëri komunitetit shkollor e akademik, të bashkuar në vlerën e dijes dhe drejtësisë.

Certamen Iustitiae konfirmon kështu identitetin e vet si një vend takimi mes traditës dhe inovacionit, studimit dhe dialogut, angazhimit dhe pasionit qytetar. Një përvojë e cila vazhdon të rinovohet me kalimin e kohës, e ushqyer nga entuziazmi i të rinjve dhe përkushtimi i atyre që besojnë në vlerën edukative të kulturës dhe drejtësisë.

Shënim Institucional

Certamen Verbum Iustitiae promovohet dhe organizohet nga Shoqata VerbumlandiartAps.

Nisma synon të vlerësojë kulturën klasike, reflektimin juridik dhe dialogun ndërdisiplinor si mjete të rritjes personale dhe kolektive.

Siç u përmend më sipër, ceremonia përmbyllëse u zhvillua në sallën prestigjioze ISMA të Senatit të Republikës (Piazza Capranica 72, Romë) më datë 08/10/2025, në praninë e autoriteteve, profesorëve, studentëve dhe të ftuarve nga rajone të ndryshme të territorit.

Çmimet Institucionale:

Kumbara e nderit të Çmimit: Senatore Tilde Minasi.

Komiteti i Nderit: Avv. Massimo Rossi, Avv. On.

Mirella Cristina, Avv. Eugenio Bisceglia, Dr. Maria Pia Turiello dhe Dr. Graziano Perria.

Çmimet për Karrierë:

Drejtësia për të Miturit: Dr. Angela Annese, Presidente e Gjykatës së Apelit të Firences;

  • Drejtësia Penale: Dr. Serenella Maria Siriaco, ish-gjykatëse pranë Gjykatës së Apelit të Napolit, gjykatësja më e re në Itali;
  • Drejtësia Penale: Prof. Leonardo Mazza, Profesor Emeritus i së Drejtës Penale;
  • Procedura Penale: Prof. Giorgio Spangher, Profesor Emeritus i Procedurës Penale Çmimet e Kategorive:
  • Magjistratura: Dr. Claudia Caramanna, Prokurore e Republikës pranë Gjykatës për të Mitur në Palermo Juridiku i Ri: Avv. Francesco Bisceglia, ekspert civilist i teknologjive të reja; Gjyqtarë Nderi: Dr. Attilio Balestrieri, Gjyqtar i nderit pranë Gjykatës për të Mitur në Romë;
  • Profesorë Universitarë:
  • Prof. Giovanni Cordini, Profesor Administrativ në Universitetin e Pavias;
  • Prof. Giuliano Scarselli, profesor i Procedurës Civile, Universiteti i Sienës;
    Prof. Stefano Pagliantini, profesor i së Drejtës Civile, Universiteti i Firences; Çmimet Ekselencë sipas Sektorëve: Drejtësia Penale: Dr. Sergio De Nicola, Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Cagliari; Drejtësia Civile: Dr. Francesco Lupia, Gjykatës për ekzekutimet civile pranë Gjykatës së Tivolit; Drejtësia Administrative: Avv. Isabella Maria Stoppani, eksperte në të drejtën administrative; Mbrojtja e Shtresave të Dobëta: Avv. Marina Meucci, specialiste në të drejtën familjare; Sektori Mjedisor: Prof. Luigi Cerciello Renna, Drejtor i Tendërave dhe Çështjeve Shoqërore në Ujësjellësin Lucano, pedagog i legjislacionit mjedisor; Mbrojtja e të Dhënave – Antitrust: Prof. Pierluigi Congedo, ekspert në të drejtën antitrust dhe sigurinë e të dhënave pranë Luiss; Projektim dhe Koordinim: Avv. Federico Gentilini, pedagog dhe President i Çmimit EDUCALS;

Studiues të Rinj dhe Talente të reja:

Rëndësi të veçantë do të ketë prezantimi i projektit “VerbumYoung – Studiues të rinj në rritje” nga Shoqata VerbumlandiArtAps, një nismë kulturore e cila promovon kreativitetin, përfshirjen dhe talentin ndër brezat e rinj.

Protagonistët e rinj do të jenë:

Gabriele Garofalo, Alfiere del Lavoro, studiues i Christian and Classical Reception Studies;

Gabriele Garofalo, Alfiere del Lavoro, studiues i Christian and Classical Reception Studies;

  • Diletta Galeota, 24 vjeç, studente juridiku dhe kampione e hipizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; Enrico Aru, student i Historisë, Territorit dhe Shoqërisë Globale pranë Universitetit Roma Tre;

Në fund, ndër talentet e reja muzikore, do të performojnë pianistët Chiara dhe Francesco Policaro, fitues të shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të pianos.

Përktheu: Angela Kosta

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT