BallinaVitrina e libritGanimete Jakupi-ARRATISEM ME VETEN

Ganimete Jakupi-ARRATISEM ME VETEN

Çdo ditë arratisem me veten,
Aty në një qoshe, një kafe në qetësi kur e pi,
Larg zhurmës, halleve të jetës,
Mendoj, reflektoj dhe marr tjetër energji.

Aty takohem me veten, flas pa frikë,
Pa maska, pa nevojë të shtirem,
Se në këtë botë që ndryshon çdo ditë,
Harrojmë të jetojmë, zërin e shpirtit ta dëgjojmë.

Shpesh e kritikoj veten, e pyes, ndonjëherë e lavdëroj,
I rrëfej mendimet që s’ia them askujt,
Bëj monologë që vetëm shpirti i kupton,
Dhe marrë përgjigje nga vetja që bota asnjëherë s’i dëgjon.

Jo çdo gjë duhet të jetë në vendin e vet,
As jeta s’ka pse të jetë gjithmonë perfekt,
Ndonjëherë duhet t’i lëmë të gjitha mënjanë,
E të falënderojmë Zotin që jemi mirë me shëndet.

Prandaj arratisem, (ndaj ca çaste për veten në qetësi),
Jo për t’i ikur jetës, por për t’u vetëdijësuar,
Se mes gjithë njerëzve, zërave e pritjeve,
Takimi me veten është terapia më e çmuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT