Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e librit23 vjeçari shqiptar në Romë kishte 16 MILIONË € kokainë në dhomën...

23 vjeçari shqiptar në Romë kishte 16 MILIONË € kokainë në dhomën e tij.

Nga Roma shkruan Alba Alimehmeti Kepi

Shqiptari vetëm 23 vjeç, pa punë dhe pa shkollë, u kap në një rrjet të madh trafiku droge në Romë. Në çantë mbante mijëra euro, në banesë 200 kilogramë kokainë, të ndarë në qindra pako, gati për tregun e drogës.
Kush thotë se nuk ka Mafia Shqiptare?
Qeveria shqiptare?!
Ja ku është! Një fenomen që po helmon rininë, po djeg Shqipërinë.

Çdo ditë, të rinj të tjerë rrëshqasin në rrugën e krimit dhe parasë së pistë, tërhiqen nga premtimi i lehtë i pasurisë dhe fuqisë së rreme.

Zhurma e vogël zë heshtjen e madhe.
Sepse është më e lehtë të flasësh për gjëra të parëndësishme,
se sa të përballesh me të vërtetën.

Shoqëria jonë është bërë eksperte në prodhimin e zhurmës,
zhurmë për monopatina, për rregulla, për ndalime, për thashetheme.
Por kur vjen puna te çështjet e mëdha — te droga që po mbyt vendin, për paratë e pista që po zhdukin legalitetin, te pensionet që s’mbajnë dot jetën,
te pagat që s’mbajnë dot familjen,
te padrejtësitë që s’mbajnë dot shpresën — aty fillon heshtja e madhe.

Hesht nga frika, nga lodhja, nga mosbesimi se diçka mund të ndryshojë.
Dhe sa më shumë zhurmë të ketë për gjëra të vogla,
aq më shumë fshihet boshllëku që nuk duan ta pranojmë.

Në këtë vend, zhurma është bërë strategji- shpërqendron, përçan, bën të harrohet thelbi.
Sepse sa herë që flitet për të rinj të zemëruar se nuk i lejohet monopatina,
nuk flitet për korrupsionin.
Sa herë që debatohet me “spektaklin” harrohet sistemi.

Dhe kështu, zhurma e vogël vazhdon të mbulojë heshtjen e madhe — një heshtje që mban brenda zhgënjimin, varfërinë e pranimin e së keqes./Neutrale.al/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT