BallinaSport“Ju nuk mund të më ndalni” – Asllani reagon pas dështimit të...

“Ju nuk mund të më ndalni” – Asllani reagon pas dështimit të transferimit te Leipzig

Fisnik Asllani do të vazhdojë të jetë pjesë e Hoffenheimit edhe në sezonin e ri.

Sulmuesi kosovar ishte shumë pranë transferimit te RB Leipzig, me marrëveshjen që dukej e përfunduar, por një problem i evidentuar gjatë testeve mjekësore bëri që transferimi të dështonte, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtij zhvillimi, Asllani reagoi në rrjetet sociale. Ai publikoi një fotografi nga palestra në “Instagram”, të cilën e shoqëroi me mesazhin, “Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj”.

Me këtë postim, 23-vjeçari duket se ka bërë të qartë se është i gatshëm të rikthehet edhe më fuqishëm dhe të vazhdojë të shkëlqejë në Bundesliga me Hoffenheimin.

Sezonin e kaluar, Asllani zhvilloi 33 paraqitje në kampionatin gjerman, duke shënuar 10 gola, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e Hoffenheimit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT