Monday, November 17, 2025
BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli -Ndjeshmërisë

Mira Zaho Mëhilli -Ndjeshmërisë

Mantel’ i energjisë qiellore,
si aureolë e agimeve vjeshtore,
përtej dukjes, kur ndjeshëm,
dhimbjes së tjetrit drithërohesh
a lumturisë së tij gëzohesh,
mbi ty, bekimeve lëshohet.

Statusit shoqëror,
me kostum pushteti veshur,
kur madhështi e së bukurës,
në kornizat e falsitetit,
dhunshëm kufizohet,
dufi i arrogancës,
sensit të pamasës,
të brendshmen e shpirtërores,
pandjeshmërisë shkelmon,
përçmuar, shëmtinë
e shpirtit pasqyron.

Parimit biblik; për tjetrin
bëj atë që do të doje
të bënin të tjerët për ty,
në mizantrop shndërruar,
me vite drite, larg i qëndron.
Ndërmend kurrë s’e çon
se një ditë, shpagimi i mëkatit,
me peshë dhimbjeje,
mbi shpinë do të të rëndojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Jorge Luis Borges 

Poem by Leonard Cohen

Poem by Gioconda Belli:

Poem by Armenida Qyqja