Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza-TË KËRKOJ

Xhevat I. Prebreza-TË KËRKOJ

Të kërkoj mes aromës së mbrëmjes
kur hëna përkëdhel detin
të kërkoj në çdo frymë që marr
në çdo rrahje që zemra më tretet

Të kërkoj në vargjet e humbura
në tingullin e butë të një kënge
në dritën që digjet sytë e tu
si një flakë që s’di të shterojë kurrë

Të kërkoj në erën që më ledhaton
në shiun që bie mbi duart e mia
në çdo ëndërr kur zgjohem me mall
dhe ndiej emrin tënd

Të kërkoj në çdo stinë
në çdo çast që hesht pa ty
ti je fryma që më mban gjallë
je fillimi dhe fundi i gjithçkaje

Të kërkoj nëpër ato kafene
kur cakrronim gotat për gëzime
në skutat e rrugëve që fshiheshim
të kërkoj, po nuk të gjej

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT