Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-U KTHEVA NË SHTËPINË E VJETËR

Hatip Hulaj-U KTHEVA NË SHTËPINË E VJETËR

U ktheva në shtëpinë e vjetër
atje ku prindërit e përfunduan jetën,
pashë çiftelinë në skaj të hajatit,
e mora dhe zbrita në votër,
u ula aty përballë ogjakut.

Shumë dasma e përcjellje
bëmë në këtë shtëpi;
sot ka mbetur e zbrazët në qetësi ,
qe shumë vjet askush brenda s’ka hy.

Ikëm të gjithë, gjithkah jemi shpërndarë
që nga Austria deri në Zelandë;
të gjithë të pasur jemi bërë,
por zemra më dysh na është ndarë.
Disa në kryeqytet, shumica në mërgim ,
zemrat e vuajtura kurrë s’gjetën shërim.

Kur e shoh kështu vendin tim
të braktisur, të plakur, të injoruar,
të gjithë në mendje e kanë ikjen,
asnjë s’do këtu për të jetuar.

Fajtorë gjithsesi janë
politikanët e korruptuar,
por edhe votuesit që votën e japin
fare pa menduar.

Sa shumë e duam Kosovën
kur jemi larg saj,
i shkruajmë poezi e këngë
që të mbushin lot e vaj,
por për t’u kthyer këtu ,
jo, jo, ndërmend s’e kan.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT