Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-GJUHA SHQIPE.

Mentor Thaqi-GJUHA SHQIPE.

Sa Gegënishte,
aq Toskërishte,
Gjuha Shqipe,
e jona, Ilirishte.

Sa e re,
po aq e vjetër,
si kjo dhe një,
nuk gjen tjetër!

Sa antike,
sa lirike,
aq epike,
e shenjta Shqipe
.
E shenjtërimit,
të Shën Albanit,
e Fishtës, e Naimit,
sa e Pjetër Bogdanit!

Gjuhë e kthjelltë,
e pastër si loti,
thonë, në Qiell,
e flet vetë Zoti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT