Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa -LIRIKË PËR PYLLIN

Imer Hysa -LIRIKË PËR PYLLIN

Në sqepat e zogjve njoha këngëtarët
Në krahët e fluturave njoha valltarët,

Në rrugë milingonash pashë mundimin
Në zukatje bletësh pashë gëzimin,

Rrënjëve në shkëmb pashë qëndresën
Në krahë zogjsh pashë delikatesën,

Në përroin e vogël që zbriste malit
Pashë dritën të ndizej bulevardit

Ah në sëpatën e të gjorit njeri
Pashë hije në mushkëri,

Në atë fijen e hollë të shkrepses
Shihja te shuheshin sytë e shpreses

Në shënjestrën e gjahtarit mbi thëllëzën
Pashë pasigurinë që kemi për jetën,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT