Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qetësuar tifozët pas zëvendësimit të tij në fitoren e Napolit ndaj Atalantas.
Pas një përplasjeje gjatë ndeshjes, u ngritën dyshime për një lëndim të ri, por vetë lojtari ka konfirmuar se gjendja e tij është e mirë.
Në një postim në Instagram, Rrahmani ka dhënë sinjale pozitive, duke treguar se është gati të rikthehet në fushë që të martën, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Qarabagut.
“Është kaq bukur kur kthehesh dhe fiton, do të shihemi të martën në Maradona,” shkroi ai.
Rrahmani së fundmi ishte rikthyer nga një lëndim i pësuar me Kosovën, që e mbajti jashtë fushave për rreth një muaj, ndaj lajmi i sotëm vjen si lehtësim për Napolin dhe tifozët dardanë/Rtk/.
