Ç’është një trim në Karadak
Dridhet toka në çdo hap
Bac Idrizi me kaçak.
Bac Seferi me plagë n’trup
Nga të shtëna dhe barut
Nuk tutej, dhe nuk u tut
I mbyti me durt e tijë
12 turqër osmanllinj
Luftoi tre perandori
Kapedani me djelmni.
Bac Luani i Karadakut
I mësoi turkut çka asht haku
Ç’asht kreshniku, çka asht gjaku
Mësoi çdo sërb dhe çdo bullgar
Çdo me thanë me kenë shqyptar!
