Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-NJË VASHË (Ylfete Humolli-t)

Zymer Mehani-NJË VASHË (Ylfete Humolli-t)

Një vashë
Ngrihet,
Këndon.
Era
E ndjek,
S’e ledhaton.
Mbi tokë
E tendos.
Përdhe
E plandos.
Në këtë botë
Lakuriqe,
Kjo vashëz
Aguliçe,
Bie nga era,
E mekur.
Kurrë
Për të mos vdekur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT