Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -DASHURI QE BEHEN LEMZA

Mimoza Maria Ajdhoni -DASHURI QE BEHEN LEMZA

Dashuri mister mbuluar,
besnike për fjalë të dhënë,
vdekja, ëndërr e pashkruar,
jeta, si fjalë e pathënë!

Rënë në dashuri të verbra,
futur në kapakë floriri,
dashuri që bëhen lemza,
mbyllur në bebe të syrit!

Kur e hapa, thashë, ç’bëra,
sa shumë dashuri, sa shumë!
Që ranë përtokë të tëra,
vetëm njera ra tek unë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT