Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Mall...

Adri Adriana-Mall…

Jemi larg,
Detra dhe oqeane larg,
Kilometrat masin distancèn
Shpirti dashurinè
Malli njè zjarr mè i madh se Vullkani Etna
Receptorèt e tij mè ndiejnè e djegin,
Imazhin tènd nè sytè e mi.
Shpresa merr jetè nga ai,
Endrat,aktorè jemi ne.

Me deshiron dhe me veshtron nè sytè e tyre,
Mè prek shpirtin,
Me duart e èndrres
Mendimet bashkohen ne mesin e tyre,
Zemrat ndjekin ata.

Malli ty tè kerkon
Ecèn, nxiton tè arrijè
Koha humbet durimin
Te mati rrugèn e gjatè.
Ah, enderr mos tè ishe
Dhe malli tè ishte e shkuara,
Do tè perqafoja,
Jo me mendimet e mia
Por nè shpirtrat tanè.
E trupave me mall!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence