Saturday, December 6, 2025
BallinaTurizmiVjena – Metropoli që ndërthur historinë, kulturën dhe integrimin dhe lidhjen e...

Vjena – Metropoli që ndërthur historinë, kulturën dhe integrimin dhe lidhjen e kahershme me shqiptarët

Vjena, kryeqyteti elegant i Austrisë, është një nga qytetet më dinamike të Evropës, ku ekonomia e fuqishme, kultura e shumëllojshme dhe ritmet moderne bashkëjetojnë natyrshëm. Qyteti mbetet qendra më e rëndësishme ekonomike e vendit, me industri të forta në financë, teknologji, shërbime dhe inovacion.

Në çdo lagje ndjehet organizimi, rendi dhe standardi i lartë i jetesës, që e bëjnë Vienën prej vitesh një nga qytetet me cilësinë më të mirë të jetesës në botë. Në aspektin demografik, Vjena është një mozaik popujsh: mbi një e treta e banorëve janë me prejardhje të huaj, çka e bën qytetin një laborator të vërtetë të bashkëjetesës dhe diversitetit.

Pikërisht këtu shkëlqen edhe prania shqiptare. Mijëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë integruar ndershëm në shoqërinë vianeze — në arsim, biznes, sport, kulturë dhe administratë. Ata janë bërë pjesë aktive e jetës publike, duke i dhënë qytetit energjinë, punëtorinë dhe ambicien karakteristike tonën.

Vjena mbetet edhe kryeqyteti evropian i kulturës. Galeritë, sallat e operës, biblioteka shtetërore dhe muzetë përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme. Ndër to, të veçanta për shqiptarët janë Belvedere, ku gjenden piktura e koleksione të artit botëror, por edhe objekte dhe ekspozime që lidhen me historinë ballkanike. E veçanta e kësaj është se këtu duhet me fantazi shpata dhe prekrensren e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotoëit-Skenderbe si dhe Muzeu Ilir, një hapësirë që pasqyron lashtësinë e popujve të Ilirisë dhe rrënjët e përbashkëta të kulturës në rajon ku shiten edhe arrogante se Ilirët ishin populli me perfshirje me te madhe gjeografike ne Europë. Këto monumente e bëjnë Vjenën jo vetëm qytet të artit, por edhe një urë që lidh të kaluarën tonë me Evropën moderne

. Sot Vjena nuk është thjesht një destinacion i përkohshëm për vizitorët: është një qendër ku shqiptarët kanë gjetur sukses, dinjitet dhe mundësi të reja, duke u bërë hallkë e rëndësishme e shoqërisë austriake.

Dhe për këdo që vjen deri të dielën, mjafton të ecë disa hapa në rrugët e saj për të kuptuar se ky qytet nuk jetohet vetëm — ai përjetohet. Vjena – Metropoli i traditës, kulturës dhe lidhjeve të hershme me shqiptarët Vjena, zemra politike dhe kulturore e Austrisë, mbetet sot një nga qendrat më të fuqishme të Evropës në ekonomi, inovacion dhe standard të lartë jetese.

Me një ekonomi të stabilizuar mbi financat, teknologjinë dhe shërbimet, qyteti funksionon si motor i zhvillimit austriak dhe si model administrimi për shumë kryeqytete të tjera. Në plan demografik, Vjena është një mozaik kulturash ku mbi një e treta e banorëve kanë prejardhje të huaj. Pikërisht këtu spikat edhe komuniteti shqiptar, i cili është integruar me dinjitet, punë dhe ambicie. Shqiptarët kontribuojnë në arsim, biznes, kulturë, sport dhe në jetë komunitare, duke dëshmuar se integrimi nuk është thjesht bashkëjetesë, por pasurim i ndërsjellë.

Por lidhjet e shqiptarëve me Austrinë nuk nisin sot. Austria ka qenë një nga shtetet kyçe që mbështeti themelimin e shtetit shqiptar në vitin 1912. Diplomacia austriake, e përfaqësuar në atë kohë nga konti Berchtold dhe qarqe të tjera politike të Vjenës, u angazhua fuqimisht që Shqipëria të njihej si shtet i pavarur dhe që territori i saj të mos copëtohej nga interesat ballkanike

. Në zyrat e Vjenës janë zhvilluar disa nga bisedimet më të rëndësishme që ndikuan drejtëpërdrejt në njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar. Kjo e bën Austrinë jo vetëm një vend mik, por një partner historik të formimit të identitetit tonë shtetëror. Vjena mbetet edhe kryeqyteti evropian i kulturës. Galeritë, opera shtetërore, biblioteka perandorake dhe muzetë përbëjnë një thesar të hapur për vizitorët. Ndër monumentet që tërheqin vëmendjen e shqiptarëve janë Kompleksi Belvedere, ku gjendet një koleksion i pasur i artit botëror dhe ekspozime që lidhen me historinë e Evropës Qendrore e Ballkanit; si dhe hapësirat muzeale që pasqyrojnë antikitetin ilir, dëshmi e rrënjëve të popujve të lashtë të rajonit.

Enver Sahiti 04.12.2925 Taborstrase,Wien

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence