Nëse n’zemër ndjeve dhimbje
edhe loti t’mbyti sy
mos u zhyt më në kujtime
unë jam larg, nuk m’gjen aty.
Nëse loti të tradhëton
dhe në tokë shkakton rrëke
kot përpiqesh, tash është vonë
s’më gjenë dotë, nuk jam atje.
Nuk jam sot dhe s’do jem kurrë
dhe po desha s’më lë zemra
zemrës tënde veri gur
le t’më zerë mua lemza.
Dhe në qofsha unë fajtor
apo fajin kishe ti
tash është vonë, gjë s’kemi n’dorë
shih përpara dashuri!
