Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritUrim Mezini-NËSE NJË DITË DO TË TAKOJ !

Urim Mezini-NËSE NJË DITË DO TË TAKOJ !

Nëse, një ditë, do të të takoj
S’do t’mbaj mëri për ç’ka më bëre
M’vjen keq që ndjenjat,m’i çove dëm
E dashurinë e sinqertë që me vete more

Atë ditë që ike qeshë mjaft i sëmurë
Një dhimbje koke,më pat’ pushtuar
Sikur ta ndjente që më flake n’rrugë
Duke më lënë, krejt të vetmuar

S’kaloi shumë kohë, erdhi një tjetër
Ca ndjenja,s’munda,ia mbajta fshehur
Në epshin e netëve ,t’ kujtoja ty
Atë e përqafoja, me sy të fjetur

S’munda ta dua ,ashtu sikur ty
Sado që me shpirt, doja ta bëja
Rrallë herë e shihja drejt e në sy
Dhe n’ sytë e saj , ty të shikoja

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT